top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Qimet nën mjekër si këmbanë alarmi: a duhet të shqetësohemi?


Zakonisht qimet nën pjesën e mjekrës janë një problem kryesisht estetik, por në disa raste, mund të jenë këmbanë alarmi për një problem më të madh.


Bëhet fjalë për një shqetësim që në të vërtetë prek shumë gra, të cilat, përveç të tjerave, duhet të merren edhe me eleminimin e tyre. Zbulojmë së bashku cilat janë shkaqet e shfaqjes së këtij problemi jo estetik.


Kur qimet nën pjesën e mjekrës janë sinjali që na tregon se diçka nuk shkon


Sipas ekspertëve të ndryshëm, gjatë jetës së një gruaje, janë të shumta momentet kur ato mund ta gjejnë veten me disa qime të bezdisshme nën pjesën e mjekrës.


Por t’i analizojmë së bashku arsyet e këtij problemi:


Gjenetika


Në disa raste, shfaqja e qimeve nën pjesën e mjekrës mund të jetë thjesht gjenetike. Nëse gjyshja apo mamaja juaj kanë qime në atë zonë, atëherë duhet të jeni e përgatitur që me shumë gjasa një ditë do t’i keni edhe ju.


Çrregullimi hormonal


Gjatë një çrregullimi hormonal trupi reagon në mënyrë të ndryshme nga ç'duhet të sillet normalisht. Një nga pasojat mund të jetë edhe shfaqja e qimeve nën pjesën e mjekrës.


Një tepricë hormonesh mashkullore mund të jenë shkaku.


Mosha


Pas moshës 70 vjeç, mundësitë për të patur qime nën mjekër rriten në mënyrë të konsiderueshme.


Sindroma e vezores poliçistike


Bëhet fjalë për një formë të rëndë të çrregullimit hormonal që mund të ketë ndikim mjaft negativ në jetën e një gruaje. Mes simptomave të tjera, bën dallim prania e qimeve në mjekër.


Shtatëzania


Është një problem kalimtar që nuk duhet ta shqetësojë mamanë e ardhshme. Shtatëzania është një periudhë ndryshimesh të mëdha për trupin e një gruaje.


Si mund të shpëtosh nga ky problem?


Pavarësisht shkaqeve, ka shumë mënyra për t’i eleminuar përfundimisht qimet, në afat të shkurtër apo të gjatë. Brisku dhe dylli janë mënyrat më të dhimbshme dhe me efektet më të shkurtra.


Ndërsa depilimi me lazer këshillohet në rastin kur qimet nën pjesën e mjekrës bëhen një problem me impakt të fortë në jetën e një gruaje.

0 comments
bottom of page