top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Rini e përhershme:fillersat dhe botoksi





Çfarë është botoksi?

Botulinum toxin, është një proteinë natyrale e purifikuar e cila përdoret përkohësisht për relaksimin e muskujve të fytyrës të cilët shkaktojnë rrudhat e fytyrës.Gjithashtu botoksi përdoret për trajtimin edhe të disa sëmundjeve siç është migrena apo edhe në trajtimin e hyperhidrosis (pra djersitja e tepërt).

Botox është emri tregëtar më i njohur dhe produkti më i testuar sot në të gjithë tregun kozmetik.Është një produkt shumë i sigurt dhe i çertifikuar për përdorim si në fushën mjekësore ashtu edhe atë kozmetike.


A ka botoksi efekte anësore?

I injektuar në doza të vogla në muskujt e lëkurës ,botoksi vepron mbi dy elemente të angazhuara në përcjelljen e impulsive nervore;proteina SNAP-25 dhe acetilkolina.Efekti i botoksit mbi muskuj ndodh për shkak të relaksimit të fibrave muskulore.Nuk ka pasur asnjë efekt anësor serioz të lidhur me trajtimin e botoksit,përveç disa hematomave të vogla (prat të nxira të lëkurës) si pasojë e gjilpërës së përdorur.Nganjëherë pacientët mund të shfaqin edhe dhimbje të lehta koke.Për maskimin e hematomave mund të përdoret pak make-up.Pacientët mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre normale pas injektimit të botoksit,madje edhe mund të bëjnë udhëtime.


Kujt i përshtatet ky trajtim?

Personat që kanë një mimikë të theksuar dhe tentojnë të rrudhin vazhdimisht ballin ,janë personat më të indikuar për këtë trajtim.Trajtimi me botoks mund te tëfillojë që në moshën 30 vjeçare por shpesh ky trajtim mund të fillojë dhe më herët,që në moshat 20 vjeçare, për qëllime profilaktike (pra për të parandaluar krijimin më të madh të rrudhave).Botoksi injektohet në muskuj,për trajtimin e rrudhave të ballit,atyre mes vetullave (pra rrudhave të glabelës) si dhe rrudhave rreth syrit për të trajtuar të ashtëquajturat crow’s feet pra rrudhat në formë të këmbës së korbit.


Kush duhet ta evitojë këtë trajtim?

Personat që kanë dëmtime të nervave apo probleme të theksuara muskulare,duhet ta evitojnë përdorimin e botoksit.Gjithashtu nënat shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji duhet ta evitojnë këtë trajtim.


Cili është rezultati i botoksit?

Efekti i botoksit zgjat nga 3 deri në 6 muaj,por kjo periudhë ndryshon në individë të ndryshëm.Trajtimi jep një efekt mjaft natyral në fytyrë.


Fillersat


Cfarë janë fillersat dhe si funksionojnë?

Me kalimin e moshës qelizat e humbin aftësinë e tyre për të prodhuar kollagjenin natyral apo edhe elastinën,të cilat janë të lidhura ngushtë me të pasurit një lëkurë të re dhe të shëndetshmë.

Me kalimin e viteve lëkura bëhet me e thatë,me e hollë dhe e humb aftësinë për rigjenerim.Çdo njeri kur lind ka një sasi të madhe të acidit hyaluronic(HA) në trupin e tij,por me kalimin e viteve niveli i HA zvogëlohet duke bërë që lëkura të duket më e plakur dhe me rrudha.


Gjithashtu edhe faktorë të tjerë si rrezatimi ultraviolet,ndryshimet hormonale,mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit,stresi apo pagjumësia ndikojnë në humbjne e elasticitetit të lëkurës.Fillersat janë substanca në trajtë xheli ,të cilat mund të injektohen në lëkurë për të përmirësuar pamjen e rrudhave të holla apo të thella të lëkurës,për të mbushur dhe rregulluar rrudhat e thella nasolabiale apo për modelimin e buzëve.


Përdorimi i fillersave bën që personave që u injektohet HA të duken më të rinj dhe më të freskët në fytyrë.Trajtimi i rrudhave me fillersa nënkupton injektimin e HA përmes disa shiringave të vogla në lekurë.Dhimbja e injektimit është minimale dhe efekti estetik i trajtimit vërehet menjëherë pas trajtimit.

Ky lloj trajtimi është shumë i shpejtë dhe mjaft i sigurt.


Shumica e fillersave zëvendësojnë komponentët e humbur të lëkurës siç janë kolagjeni,acidi hialurinic dhe elastina. HA përdoret gjithashtu për shtimin e volumit të buzëve.Duke qenë se HA është një substancë që gjendet natyralisht në trupin tonë,ky trajtim është shumë i sigurt ndryshe nga trajtimet e dikurshme siç ishte silikoni.


Si kryhet kjo procedure?

Procedura zgjat 30-45 minuta dhe efekti i fillerit zgjat deri në 18 muaj,varësisht nga pacienti.Pas procedurës pacienti mund të ketë vetëm disa hematoma të vogla ose të fryra që largohen mjaft shpejt dhe nuk janë aspak të rrezikshme.Hematomat mund të mbulohen me make-up për të qenë më pak të dukshme.


Kujt i përshtatet ky trajtim?

Fillerat facial mund të përdoren nga shumë pacientë, për të pasur një lëkurë më të freskët,rritjen e volumit natyral dhe në trajtimin e rrudhave.Veçanërisht personat që merren profesiolanisht me disa lloj sportesh sic është vrapi,me kalimin e kohës humbasin volumin e fytyrës.Përdorimi i fillersave do ishte mjaft i dobishëm pasi i jep atyre një dukje me të freskët.


Kush duhet ta evitojë këtë trajtim?

Edhe pse nuk ka asnjë rrezik të njohur të përdorimit të fillerave nga gratë shtatzëna është e këshillueshme që këto trajtime të evitohen.


Çfarë duhet të pyesni mjekun tuaj përpara se të kryeni këto lloje trajtimesh?


– Çfarë kualifikimi mjekësor keni ?

– Çfarë marke të produktit përdor dhe pse e preferoni këtë markë?

– Produkti që ju përdorni është mirë i testuar ?

– Si kanë qenë rezultatet te pacientët e tjerë?

– A keni ndonjë foto të pacientëve para dhe pas trajtimit ? –Cilat mund të jenë efektet anësore të trajtimit ?

–Çfarë kujdesi duhet të kem pas trajtimit?

0 comments
bottom of page