• Trupi dhe Shëndeti

Sëmundja e Parkinsonit: mos i nënvlerësoni këto sinjale



Parkinsoni është një sëmundje neuro-degjenerative që godet mesatarisht moshën nga 59 në 62 vjeç. Por shpesh shfaq disa këmbana alarmi përpara kësaj moshe të cilat duhen patur kujdes në mënyrë që të kapen para kohe. Për shembull kush bën gjeste, flet apo bërtet gjatë fazës REM të gjumit duhet të interesohet seriozisht për këtë problem. Kjo simptomë, ashtu si edhe të tjerat që do të lexoni më poshtë, janë simptoma të mundshme fillestare të pranisë së Parkinsonit.


Metabolizëm dembel

Shpesh është simptoma më e qartë, në fazat të hershme të sëmundjes, të pranisë së Parkinsonit. Sigurisht që nuk duhet t’ju alarmojë pasi është një çrregullim shumë i zakonshëm, por mund të filloni të pyesni ndonjë mjek nëse problemi zgjat në kohë.


Vështirësi në lëvizjen e krahëve

Nëse gjatë ecjes vini re se njëri krah tundet më pak se tjetri ose keni më shumë vështirësi në lëvizje, mund të filloni të shqetësoheni. Sipas eksperteve, zakonisht kjo sëmundje fillon në mënyrë asimetrike, duke goditur më parë një pjesë të trupit pastaj pjesën tjetër.


Humbje e nuhatjes

Keni vështirësi në nuhatje apo nuk arrini të ndjeni aromat e ndryshme? Kjo mund të jetë një simptomë tjetër e mundshme e pranisë së sëmundjes.


Probleme në gëlltitje

Parkinsoni, në fazat e tij fillestare, shkakton vështirësi në gëlltitje dhe grumbullim të pështymës në gojë. Nëse ky problem ju ka ndodhur, është mirë të bisedoni me një mjek.


Vështirësi në shkrim

Tashmë mes telefonave dhe kompjuterave, shkruajmë gjithnjë e më pak me shkrim dore, por nëse ju ndodh të vini re që shkrimi juaj nuk është i rrjedhshëm, karakteret janë të parregullta mes tyre dhe disa shkronja të caktuara si e, l, m dhe n, nuk arrini t’i shkruani qartë në letër, është mirë të takoni patjetër një mjek dhe t’i flisni për këtë problem.


Çrregullim të rrugëve urinare

Nevoja e shpeshtë për të shkuar në banjë mund të jetë një këmbanë alarmi për mos t’u nënvlerësuar. Por mund të bëhet thjesht fjalë për një zmadhim të prostatës. Gjithsesi, duhet të bëni kujdes dhe ta ndiqni këtë problem.


Djersitje e tepërt

Nëse vini re se mënyra e djersitjes tuaj ka ndryshuar, duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur këtij problemi. Veçanërisht në pjesën e sipërme të trupit mes fytyrës, krahëve dhe gjoksit.


Ulje e tonalitetit të zërit

Kush arrin të dallojë një ulje të drastike të tonit të zërit dhe shpesh i duhet t’i përsërisë fjalët, mund të jetë në fazën e fillimit të Parkinsonit. Nuk është një sinjal i qartë por mund të jetë një këmbanë alarmi për të mos u nënvlerësuar.


Depresioni

Lodhje e papritur, mërzitje, humor i keq, vështirësi në mbajtjen mend të gjërave, mungesë oreksi, apati. Të gjitha këto simptoma, të bashkuara me gjendjen e përgjithshme të depresionit, mund të shpien në Parkinson. Është mirë të mos lini asgjë pas dore.

0 comments

Recent Posts

See All

Autizmi

Kjo faqe është ndërtuar me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor "HOPE Albania"

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Instagram Icon
  • YouTube - Grey Circle