top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Sëmundjet e zemrës tek gratë


Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një i grave. Më poshtë ju listojmë disa mënyra si të mbroni veten dhe personat tuaj të dashur.


Filloni menjëherë zakone të shëndetshme

Studimet tregojnë së gratë të cilat bëjnë një jetë të shëndetshme para moshës 50 vjeç, kanë një mundësi më të mirë për të shmangur sëmundje të zemrës duke evituar në këtë mënyrë diabetin dhe hipertensionin, sëmundje të cilat rrisin rrezikun e problemeve të zemrës.


Kryeni Checkup-in tuaj

Disa faktorë që rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës, përfshirë këtu kolesterolin e lartë, nuk kanë simptoma. Kryeni kontrolle të rregullta të cilat përfshijnë analizën e kolesterolit në gjak. Të gjithë njerëzit, duke filluar nga mosha 20 vjeç, duhet të kontrollojnë çdo vit nivelet e tyre të kolesterolit.


Mos pini duhan

Pirja e duhanit rrit 2 deri në 4 herë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.


Konsumim i përgjegjshëm i alkoolit

Konsumimi i përgjegjshëm i alkoolit, veçanërisht i verës, mund të ulë me 25% rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. Për gratë, konsumim i përgjegjshëm do të thotë një gotë në ditë.


Lani dhëmbët

Bakteret që rriten në gojë dhe që shkaktojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve mund të dyfishojnë rrezikun e një ataku kardiak. Larja e rregullt dhe pastrimi me pe i dhëmbëve përveç mirëqënies së gojës, përmirëson edhe shëndetin tuaj.


Bëni seks, por jini të kujdesshëm

Kërkimet kanë treguar se njerëzit që bëjnë seks të paktën dy herë në javë kanë më pak gjasa të zhvillojnë probleme të zemrës. Por tregohuni gjithmonë të kujdesshëm dhe përdorni prezervativ. Një studim i fundit ka gjetur një lidhje mes Papillomavirusit Njerëzor (HPV - një infeksion seksualisht i transmetueshëm) dhe sëmundjeve të zemrës.


Zgjidhni me kujdes pilulën tuaj

Pilulat për parandalimin e shtatëzanisë mund të rrisin rrezikun për atak kardiak apo mpiksje të gjakut. Disa lloje pilulash kanë treguar që kanë rritur me 65% mundësinë e krijimit të mpiksjeve të gjakut në krahasim me disa formula të tjera, veçanërisht tek gratë që kanë IMT-në (indeksin e masës trupore) të lartë apo tek gratë që pinë duhan.


Evitoni pijet freskuese

Studimet kanë treguar se gratë të cilat konsumojnë dy ose më shumë pije freskuese në ditë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.


Çlodhuni!

Çlirimi me shumicë i hormonit të stresit, kortizolit, mund të dëmtojë linjat tuaja arteriale, duke e bërë më të vështirë për zemrën tuaj të kryejë punën e saj.


Qëndroni aktive

Zemra juaj ka nevojë për ushtrime të rregullta në mënyrë që të jetë e shëndetshme, edhe nëse keni një indeks të shëndetshëm të masës trupore (IMT). Mjaftojnë 30 minuta aktivitet mesatar në ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.


Disa informacione të përgjithshme për zemrën


Zemra juaj punon shumë. Çdo ditë ajo rreh rreth 100 mijë herë dhe pompon më shumë se 7500 litra gjak.


Zemra juaj prodhon shumë energji. Mënyra e pompimit të zemrës tuaj krijon mjaftueshëm energji në një ditë sa të vërë në lëvizje një kamion për 32 kilometra.


“Zemra e thyer” është një gjendje e vërtetë dhe ndodh kur nivele të larta të stresit nga ngjarje të dhimbshme të jetës mund të shkaktojnë dhimbje aktuale të kraharorit, çka sjell një prishje të ritmit normal të zemrës.


Gratë kanë një mundësi 15% më të lartë për të pësuar një atak kardiak ditëve të hëna në krahasim me çdo ditë tjetër të javës, veçanërisht gratë nën moshën 50 vjeç.

0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page