top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Sa i shkurtër duhet të jetë vërtetë aktiviteti fizik?


Çka nëse ju themi, që ju duhet të stërviteni vetëm 10 minuta për të bërë një ndryshim tek vetja?


Disa njerëz shkëlqejnë në orët e gjata të vrapit dhe djersitin shumë në palestër, por një grup shumë më i madh njerëzish nuk kanë kohë ose aftësi për t'u ushtruar për shumë gjatë. Nëse marrim shembull, ata me sëmundje shëndetësore kronike, lëvizshmëri të kufizuar, me përvoja të mëparshme të të ushtruarit keq, ose mbingarkesë, janë rastet ku stërvitja e shkurtër, mund të bëjë një ndryshim.


Minimumi i kohës së rekomanduar të aktivitetit fizik javor është 150 minuta lëvizje të moderuara, kjo një mesatare prej 20 minutash në ditë. Për fat të mirë, udhëzimet më të fundit specifikojnë se nuk është e domosdoshme, që këto minuta të jenë të njëpasnjëshme dhe shkenca e mbështet këtë gjë.

Studimet e fundit dhe ato të kaluara tregojnë, se stërvitja për 10-minuta, në të cilat njerëzit përsërisin sa munden cikle ushtrimesh 4 sekondëshe, pastaj pushojnë për 15 deri në 30 sekonda, përmirëson fizikun, si tek të rinjtë ashtu dhe tek ata në moshë më të madhe. Studime të tjera tregojnë se stërvitja e shkurtër "ushtrimet snacks" - p.sh. ngjitja e disa shkallëve njëherësh me tre herë përsëritje, me një hapësirë kohore 1 deri në 4 orë në mes, përmirëson fizikun për rreth 6 javë.


Pra, nëse ju keni humbur motivimin tuaj për të shkuar në palestër, provoni një pushim 10-minutësh me lëvizje të moderuara në vend!



0 comments
bottom of page