• Trupi dhe Shëndeti

Shkaqet e rënies së flokëve nga stresi

Rënia e flokëve është një fenomen plotësisht fiziologjik. Çdo ditë, secili nga ne humb shumë flokë. Por kur rënia e flokëve bëhet problematike, atëherë duhet patjetër të marrim disa masa. Ja cfarë të bëni dhe cila është zgjidhja më e mirë natyrale.

Rënia e flokëve dhe stresi

Rënia e flokëve mund të jetë e ndikuar nga stresi. Në fakt, në periudha stresi, rënia e flokëve mund të jetë më e madhe dhe si burrat ashtu edhe gratë vuajnë nga ky problem.

Nga ana gjenetike, meshkujt janë më të prirur drejt tullacllëkut, për atë që quhet “alopecia androgjenike”. Edhe pse meshkujt mund të jenë më të prekur, kjo s’do të thotë që femrat s’mund të preken nga kjo problematikë.

Çdo ditë, vetëm nga krehja apo larja e flokëve, në humbasim flokë. Kush i ka flokët e gjata, e vë re më shumë këtë fakt. Gjithashtu, në disa periudha të vitit, rënia e flokëve është më e madhe. Kjo ndodh për shembull në vjeshtë ose pranverë për shkaqe plotësisht fiziologjike. Nëse këtë dukuri e vëmë re gjatë këtyre periudhave të vitit, atëherë nuk është e nevojshme të shqetësohemi. Por nëse humbisni më shumë se 100 flokë në ditë, duhet të merren disa masa paraprake.

Rënia e flokëve dhe stresi: shkaqet

Por cilat janë shkaqet që e lidhin stresin me rënien e flokëve? Të përpiqemi t’i zbulojmë.

Kur jemi të stresuar, trupi ynë përgjigjet duke lëshuar disa hormone. Një nga këto është kortizoli. Hormone të tilla ndihmojnë trupin të prodhojë adrenalinë. Nëse stresi ynë është kronik, hormone të tilla formohen në mënyrë të vazhdueshme me pasoja negative. Së pari, niveli i hormoneve rritet shumë. Më pas, pengohet prodhimi i disa substancave nga ana e trupit, përfshirë këtu substancat që favorizojnë rritjen natyrale të flokëve.

Stresi, përveë se krijon çrregullime hormonale, mund të shkaktojë irritime të lëkurës që mund të prekin shëndetin e skalpit të kokës. Nëse skalpi nuk është i shëndetshëm, flokët tona s’mund të rriten mirë. Stresi mund të shkaktojë edhe një çrregullim autoimun të quajtur “alopecia areata” dhe që shkakton një rënie shumë të shpejtë të flokëve e cila ndodh shpesh vetëm në disa zona të kokës.


0 comments

Kjo faqe është ndërtuar me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor "HOPE Albania"

  • Grey Facebook Icon
  • Grey Instagram Icon
  • YouTube - Grey Circle