- Trupi dhe Shëndeti
Shume Alkol, Aspak Seks!
Eshte e kote te besosh akoma se pijet alkolike jane aleate te erosit : kur ekzagjerohet renia e epshit eshte prapa kraheve ashtu si dhe renia e kenaqesise.
Per ata qe akoma besojne se alkoli eshte nje aleat ne netet pasionante,ka ardhur momenti qe gjerat te behen te qarta: nje konsum i tepruar i alkolit nderhyn ne performancen seksuale dhe ne shendetin riprodhues te meshkujve dhe femrave.Dhe nuk i referohemi vetem dehjes:demet llogariten edhe kur konsumi, edhe pse ndoshta jo deri në dehje,eshte i larte ne menyre konstante dhe i perseritur ne kohe,dmth me i larte se ajo gote-gote e gjysem vere(ose nje-nje kanoce e gjysem birre ose nje gote e vogel me superalkolik) ne dite.
Alkoli ka nje veprim toksik direkt tek gonadet,dmth tek testikujt dhe vezoret. Duke kompromentuar prodhimin e spermatozoideve dhe testosteronit tek meshkujt, ovulacionin dhe prodhimin e estrogjenit me progesteronin tek femrat.
Demet ndaj testikujve dhe vezoreve,per me teper,jane dhe indirekte sepse etanoli nderhyn me prodhimin,ne nivel cerebral,te gonadotropinave,hormonet qe kane deryren te stimulojne gonadet. E gjithe kjo perkthehet ne nje rrezik infertiliteti si te meshkujt ashtu dhe te femrat.
Por edhe nqs nuk keni ndermend te lindni nje femije,konsumimi i tepruar i alkolit duhet shmangur,sepse sjell nje renie te deshires per te dy gjinite. Alkoli i tepruar zvoglon prodhimin e oksitocines,hormoni i mireqenies qe nderhyn edhe ne deshiren seksuale dhe qe rritet me arritjen e orgazmes. Nderkohe favorizohet prodhimi i prolatines,nje hormon qe normalisht ul epshin.
Ne fund te fundit alkoli e ben me te koplikuar pasjen e nje raporti seksual te kenaqshem: Abuzimi me pijet alkolike shkakton tek femrat nje renie te estrogjenit i cili ndikon ne lubrifikim,duke e bere penetrimin te dhimbshem. Nderkohe tek meshkujt demton nervat dhe enet e gjakut te penisit ,duke favorizuar problemet me ereksionin.
Akoma keni deshire per te ekzagjeruar me pijet?!
