- Trupi dhe Shëndeti
Si të praktikoni kujdesin ndaj vetes dhe të ndiheni më energjik

Në këtë artikull do të mësoni se si të përfshini në rutinën tuaj një praktikë për kujdesin ndaj vetes në mënyrë që të ndiheni më i lumtur, më energjik dhe të shijoni çdo ditë.
Duhet ta pranojmë se shprehja “përkujdesje ndaj vetes” ka dalë në modë kohët e fundit, por kjo ka ndodhur për një arsye të mirë. Kujdesi ndaj vetes është një pjesë thelbësore e një jetese të mirë e të shëndetshme. Tashmë kanë ikur ditët kur duhet të haje në mëyrë të përkryer dhe të shkoje në palestër 6 ditë në javë për t’u ndier dhe për të qenë i shëndetshëm.
Diskutimet rreth shëndetit po ndryshojnë dhe po orientohen drejt një qasje më të qëndrueshme dhe më universale. Më në fund, pasi jeta është tepër e bukur për t’u stresuar për kaloritë e tepërta!
Por përpara se të shpjegojmë pse kujdesi ndaj vetes është i rëndësishëm, fillimisht ta përkufizojmë atë.
Cfarë është përkujdesja ndaj vetes?
Përkujdesja ndaj vetes është praktika e kryerjes së aktiviteteve që ushqejnë mendjen, trupin dhe/ose shpirtin tuaj. Disa shembuj të thjeshtë janë: leximi, larja në dush, ndezja e qirinjve, ngjyrosja, dalja për një shëtitje. Në të vërtetë, nuk ka asnjë përgjigje të gabuar.
Përkujdesja ndaj vetes është të gjesh kohë qëllimisht për t’u marrë me veten tënde në të gjitha mënyrat e mundshme që të bëjnë të ndihesh mirë.
Kjo është e rëndësishme sepse…
Kur tregon kujdes për veten tënde, mund të spikatësh dhe të jesh i pranishëm në jetën tënde. Me siguri ju kujtohet ajo periudhë (ndoshta jeni duke e kaluar aktualisht) kur vraponit pa pushim duke bërë gjithcka për të tjerët, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Me siguri nuk flinit mirë dhe ndoshta prej lodhjes filluat të ushqeheshit keq. Ndoshta ndaluat aktivitetin fizik ose mbase e tepruat me palestrën. Në kohë të tilla, asnjë nga ne nuk i jep rëndësi sinjaleve që na thonë se duhet të ngadalësojmë.
Shpesh, ajo që i ndodh personit është rraskapitje totale. Kur je fizikisht dhe shpirtërisht i lodhur, është e sigurt që s’mund të punosh mirë, edhe nëse e dashuron punën që bën.
Të bësh pak pushim është thelbësore për të rikthyer energjinë. Kjo vlen gjithashtu për energjinë krijuese.
Dhe në rast se po mendoni se kujdesi për veten tingëllon si diçka pa vlerë…
Gaboheni. Seriozisht gaboheni. Është një aspekt i rëndësishsëm i shëndetit tuaj. Kur të jeni çlodhur mirë dhe ta shikoni veten tuaj me përparësi, atëherë mund të performoni më mirë në të gjitha fushat e jetës. Gjithçka ka të bëjë me energjinë tuaj dhe jo vetëm me energjinë fizike, por gjithashtu me energjinë shpirtërore. Kujdesi ndaj vetes është një mënyrë për të rikarikuar bateritë tuaja.
Se si duhet ta praktikoni kujdesin ndaj vetes është plotësisht në dorën tuaj.
Ska rëndësi nëse vendosni të merrni një ditë në javë për veten tuaj apo t’i nënshtroheni një praktike ditore të përkujdesjes ndaj vetes. E rëndësishme është se si ndiheni dhe nëse arrini ta bëni këtë praktikë të qëndrueshme.
Aktivitete dhe strategji të ndryshme funksionojnë ndryshe për secilin person, por shijojeni pjesën e të provuarit gjëra të reja dhe fotografoni në mëndjen tuaj ato çka përbëjnë vërtet ndyshim.
Më poshtë po japim disa ide për të praktikuar “kujdesin ndaj vetes”:
Fizike
Dilni për një shëtitje
Vallëzoni
Ecni në natyrë
Notoni
Përqafoni dikë
Luani me një qen
Pastroni dhomën tuaj
Bëni një dush
Dilni jashtë
Kryeni tërheqje të muskujve
Mendore
Lexoni një libër
Mësoni diçka të re
Merrni një letër dhe shkruani lirshëm
Merruni me një projekt “Bëje vete”
Ngjyrosni
Fikni telefonin
Dëgjoni muzikë
Shpirtërore
Flisni me terapistin tuaj
Meditoni
Praktikoni yoga
Ndizni një qiri
Flisni me një mik
Dilni në një takim
Mbani shënime në ditar
Shkruani një listë mirënjohjeje