- Trupi dhe Shëndeti
Simptoma, trajtime dhe ushtrime kundër dhimbjes së qafës (cervicale)

Dhimbja e qafës e njohur në gjuhën mjekësore me termin “cervicale” është një problem shumë i përhapur dhe mjaft i dhimbshëm. Zbuloni cilat janë simptomat për ta identifikuar dhe trajtimet natyrale për ta luftuar.
Inflamacioni i cervicales është një nga problemet më të shpeshta të sistemit muskulor, veçanërisht për grupmoshën 40-60 vjeç.
Segmenti cervical përbëhet nga 7 rruaza të cilat gjenden në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore të cilat lejojnë kryerjen e lëvizjeve rrotulluese, anësore dhe lëvizjeve para-mbrapa të kokës. Dhimbja e cervicales është një dhimbje e lokalizuar tek pjesa e qafës, që shpesh zbret tek shpatullat dhe në rastet më të rënda, tek krahët, duke i vështirësuar shumë lëvizjet.
Shkaqet
Ekzistojnë shumë shkaqe dhe faktorë risku për zhvillimin e dhimbjes së cervicales e cila mund të vijë si rezultat i ekspozimit ndaj të ftohtit apo qëndrimit të gabuar, por edhe nga stresi i tepërt.
Nëse dhimbja e cervicales shfaqet në mënyrë të papritur, shkaqet më të zakonshme janë trauma apo shembje, siç është për shembull lëvizja e beftë e qafës e cila përbën dëmtimin me tipik të qafës pas një përplasje me makinë.
Shkaqe të tjera të zakonshme janë:
· posturë e keqe, sidomos nëse ka zgjatur në kohë;
· jetë sedentare;
· përdorimi i jastëkëve dhe/ose dyshekëve të papërshtatshëm;
· sëmundje kronike-degjeneruese;
· defektet okluzale (raporti midis harkut dentar të sipërm apo të poshtëm);
· defekte të fushës vizuale;
· diskopati dhe/ose hernie;
· stres.
Simptomat
Simptomat e inflamacionit të cervicales mund t’i ndajmë në dy kategori të mëdha, në bazë të zonës së trupit të prekur:
Simptoma ortopedike
Simptomat ortopedike janë ato simptoma që shfaqen në nivel të muskujve dhe nyjeve.
Më të zakonshmet janë:
dhimbje e qafës gjatë pushimit dhe/ose gjatë lëvizjes; kufizime në lëvizjen e nyjeve; dhimbje e nyjeve të sipërme; qafë e ngrirë.
Simptomat vestibulare dhe neurologjike
Këto janë simptomat që shfaqen në nivel ekuilibri ose në sistemin neurologjik qëndror dhe periferik. Më të përhapurat janë:
marramendje; dhimbje koke dhe migrenë
Edhe të përzierat dhe të vjellat hyjnë tek simptomat e dhimbjes së cervicales për shkak të acarimit të nervit vagus që shkaktohet nga kontraktimi i vazhdueshëm i muskulaturës.
Simptoma të tjera shpesh në harmoni me njëra tjetrën janë lodhja kronike, mungesa e fuqisë dhe çrregullime të gjumit.
Trajtimet mjekësore për dhimbjen e cervicales
Së pari, është thelbësore të identifikosh problemin në mënyrë të qartë për të përcaktuar strategjitë e duhura për trajtimin e tij. Do të jetë e nevojshme konsultimi me mjekun specialist, i cili pas të kryeje verifikimet përkatëse do të caktojë terapinë më të përshtatshme.
Zakonisht trajtimet më të zakonshme janë ilaçet analgjezike, anti-inflamatorët jo steroidale, ilace për qetësimin e muskujve, kryerja e anestezikëve lokalë si dhe kortizoni.
Mund të jetë shumë e rëndësishme edhe ndërhyrja e fizioterapistit i cili do të punojë mbi zonën e dhimbjes me masazhe dhe terapi fizike (si ultra-tinguj, terapi lazer etj.).
Trajtimet natyrale
Disa bimë mund të rezultojnë shumë të dobishme në luftën kundër simptomave të inflamacionit të cervicales; këto bimë veprojnë si anti-inflamatorë të sistemit osteo-artikulues, duke frenuar dhimbjen dhe procesin inflamator të indeve. Këto trajtime mund të merren në formën e lëngjeve dhe ekstrakteve të thata ose si përbërës të pomadave dhe vajrave për t’u aplikuar në zonën e prekur.
Bimët më efektive janë:
Rrënja e njohur me emrin “kthetra e djallit” – një rrënjë e dobishme veçanërisht kundër tendinitit, osteoartritit, artritit reumatoid, dhimbjes së shpinës, dhimbjes së kokës, qafës, shembjeve, nervit shiatik, artritit dhe artrozës; Temjani – nga veprimi i fuqishëm anti-inflamator dhe analgjezik, këshillohet për trajtimin e inflamacioneve lokale, shqetësimeve degjeneruese të nyjeve, dhimbjeve muskulare, reumatizmave, artrozës dhe inflamacioneve të indeve të buta si tendiniti, mioziti dhe fibromialgjia; Shafrani i indisë – një rrënjë e përdorur tradicionalisht për trajtimin e inflamacioneve, dhimbjeve të nyjeve, artritit, artrozës dhe cervicales.
Ushtrimet e nevojshme
Për të parandaluar cervicalen është mirë të shmangni posturat e gabuara për periudha të gjata kohe. Përpiquni të tregoheni të kujdesshëm sa herë uleni dhe qëndrimit që mbani gjatë ditës dhe zgjidhni jastëkë dhe jorganë ortopedikë dhe/ose me teknologjinë “memory” në mënyrë që muskujt tuaj të çlodhen plotësisht.
Veç kësaj, për të parandaluar ose shmangur dhimbjen e cervicales, është e rëndësishme kryerja e rregullt e disa ushtrimeve specifike. Evitoni në mënyrë absolute lëvizjet e shpejta dhe të befta gjatë ushtrimeve pasi mund të përkeqësojnë problemin.
Më poshtë ju këshillojë tre ushtrime të shkurtra që mund t’ju ndihmojnë të çlironi tensionin e qafës:
Në këmbë ose ulur, përkulni lehtësisht qafën nga njëra anë tek tjetra, duke qëndruar për disa sekonda në pozicionin fillestar mes lëvizjeve anësore; Në këmbë, përkulni lehtësisht qafën anash, pastaj me dorën e anës nga e cila është drejtuar koka, shtyni ngadalë kokën për poshtë duke i ushtruar një forcë të lehtë. Ndërkohë përthyeni krahun tjetër me 90 gradë duke e çuar dorën pas shpine dhe mbajeni këtë pozicion për 20-30 sekonda, pastaj përsëriteni nga ana tjetër; Në pozicioni ulur, ngrijeni kokën shumë ngadalë duke e çuar mbrapa në bosht me shpatullat, pastaj, sërish shumë ngadalë, kthehuni në pozicionin fillestar.