- Trupi dhe Shëndeti
Stërvitje të shoqëruar për të përmirësuar performancën
Kur stërviteni është mirë ta bëni të shoqëruar me të tjerë: kjo sipas një studimi të kryer në Universitetin Shtetëror të Kansasit dhe botuar në revisten “Annals of Behavioral Medicine”. Kush stërvitet së bashku me një shok të cilin e sheh,e percepton si atletikisht më të fortë ,stërvitet me një intensitet deri në 20% më shumë se zakonisht.
Autorët e kanë ndarë punën e tyre kërkimore në dy pjesë: në pjesën e parë reklutuan 10 studente që u stërvitën me bicikletë ushtrimore 6 herë në 4 javë, për një mesatare prej 10 minutash. Më pas, të njëjtat vajza u stërvitën me biçikletë ushtrimore duke shikuar në TV një partnere virtuale që perceptohej prej tyre si më atletike dhe u stërvitën më shumë.
Në këtë pikë, studiuesit ndanë vullnetaret në ekipe dhe qenë në gjendje të verifikojnë që nga fryma e konkurrencës që u krijua, aktiviteti me bicikletë kryhej me më shumë energji dhe angazhim. Trajnimi me dikë që shihet si më i fortë ju shtyn të angazhoheni në stërvitje me një energji që kur jeni vetëm nuk e keni.
