- Trupi dhe Shëndeti
Suplementet që ndihmojnë të luftohet ankthi.
Suplementet nuk zëvëndesojnë terapinë primare të percaktuar nga mjeku përkatës por janë shumë të rëndësishme si shtesë e planit mjekësor.Edhe pse suplementet e rënditura më poshtë tolerohen mirë,është e rëndësishme të kuptohet sesi ato ndikojnë në individë të ndryshëm.Mosha ,ndërhyrjet e ndryshme kirurgjikale,shtatzania ose probleme të tjera shëndetësore mund të ndikojnë në dozën individuale të secilit.Disa suplemente mund të jenë të rrezikshme kur përdoren në doza më të mëdha, prandaj është e rëndësishme që para përdorimit të tyre të konsultohet mjeku përkates.
Vitaminat dhe suplementet e tjera dietare
Nëse dieta juaj ushqimore është e balancuar ,këto suplemente mund të mos jenë të nevojshme.Por nesë në dietën tuaj mungojnë disa nutrientë kryesorë,dieta suplementare mund të jetë ajo që keni nevojë.Edhe pse suplementet dietare nuk janë zëvëndësues të ushqimeve,ato mund të ndihmojnë që ju të merrni dozën e duhur të nutrientëve të domosdoshëm.
Vitamin A
Njerëzit qe shfaqin probleme me ankthin është vërejtur që kanë mungesë të vitaminës A.Vitamina A është një antioksidues që ndihmon në menaxhimin e nivelit të ankthit.Është i rëndësishëm përdorimi i vitaminës A një herë në ditë.Kohëzgjatja e përdorimit duhet të përcaktohet nga mjeku juaj.
Vitaminat B-complex
Vitaminat B-complex përmbajnë të gjitha vitaminat B që trupi ka nevojë.Shumica e tyre janë vitale për të pasur një sistem nervor të shëndetshëm.Ato mund të ndimojnë edhe ne përmirësimin e shenjave të ankthit.Doza e përdorur është 300-500mg një herë në ditë.
Vitamin C
Vitamina C është një antioksidues i cili ndihmon në parandalimin e proçeseve oksiduese në sistemin nervor.Dëmtimet oksidative mund të çojnë në problemeve me ankthin.Doza e përditshmee përdorimit varion nga 500-1000mg.
Vitamin D
Vitamin D është një nutrient i rëndësishëm që ndihmon organizmin tonë në përthithjen edhe të vitaminave të tjera.Mungesa e vitaminës D mund të çojë në mungesë të vitaminiva të tjera të nevojshme.Doza e duhur ditore është 1.000-2.000 IU.
Magneziumi
Magneziumi ëhstë një mineral shumë i nevojshëm për shëndetin.Mungesa e magneziumit mund te sjellë edhe shenja të ankthit.Doza e nevojshme është 100-500 mg çdo ditë.
L-theanine
L-theanine është një amino acid i cili gjendet në sasi të mëdha në cajin jeshil.Studimet e bëra kanë vërtetuar efektin qetësues të tij.Doza ditore është 200 mg në ditë.
5-HTP
5-hydroxytryptophan (5-HTP) është një neurotransmetues,prekusor i serotoninës.Serotonina i cili njihet edhe si neurotransmetuesi i lumturisë.Doza ditore varion nga 50-200mg.
Suplementet bimore
Disa suplemente bimore përmbajnë substance që mund të lehtësojnë ndjenjen e ankthit.Suplementet bimore zakonisht gjenden ne formë çaji,kapsule ose ekstrakti.
Valerian
Edhe pse valerian (Valeriana officinalis),njihet më shumë për vlerat e tij në trajtimin e pagjumësisë, ajo mund të ndihmojë edhe shenjat e ankthit.Doza e përdorur ështe 500 mg cdo ditë.
Konsultohuni me mjekun tuaj para se të vendosni përdorimin e suplementeve ,për të eliminuar efektet anësore që mund të shkaktojnë këto suplemente ,sidomos kur kombinohen edhe me medikamente te tjera.
