top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Thuaj jo stresit,vepro tani!

Updated: Jan 22, 2019

Simptomat e stresit mund të ndikojnë në shëndetin tuaj edhe pa e kuptuar.Nëse keni probleme me pagjumësinë,ulje të produktivitetit në punë,dhimbje koke për një kohë të gjatë ,stresi mund të jetë një nga shkaktarët e kësaj situate.Stresi mund të ndikojë jo vetëm në trupin tuaj por edhe mendimet dhe mënyrën se si ju ndiheni.


Aftësia për ti kuptuar këto simptoma mund të ndihmojë çdo individ të menaxhojë situata të ndryshme stresuese.Por nëse këto simptoma zgjasin,duhet të kontaktohet patjetër mjeku specialist.Stresi mund të krijojë probleme serioze shëndetësore siç janë problemet kardiake apo tensioni i lartë i gjakut,mund të jetë gjithashtu shkaktar i obezitetit apo dhe diabetit.


Efektet e stresit në trupin tonë:


· Dhimbje koke

· Dhimbje muskulare

· Ndjenja e lodhjes për nje kohë të gjatë

· Ulje të libidos (pra deshirës seksuale)

· Probleme me sistemin tretës

· Probleme me gjumin


Si ndikon stresi në gjendjen tuaj emocionale:


· Ndjesia e ankthit

· Mungesë motivimi dhe fokusi

· Zemërim te pashpjeguar gjatë gjithë kohës

· Depresion dhe gjendje trishtimi


Si ndikon stresi në sjelljen tuaj:


· Shpërthime emocionale

· Abuzim me drogën ose alkolin

· Dëshirë për të qëndruar i izoluar

· Mungesë ose shtim i oreksit

· Mungesë e aktivitetit fizik

Nëse ju shfaqni ndonjë nga simptomat e mësipërme ,menaxhimi i duhur i tyre mund t’iu sjellë shumë benefite në shëndetin tuaj.


Disa nga mënyrat e menaxhimit të stresit janë:


· Aktiviteti i rregullt fizik

· Praktikimi i disa teknikave relaksuese sic janë meditimi,yoga,teknikat e frymëmarrjes,tai chi apo masazhet e ndryshme

· Socializimi me miq ose me të afërm

· Angazhimi në aktivitete të ndryshme sociale,gjetja e një hobi të ri,ose leximi i librave apo dëgjimi i muzikës


Orët e zgjatura para televizorit apo internetit,mund të rrisin nivelin tuaj të stresit me kalimin e kohës.Sigurohuni që të keni një gjumë sa më të shëmdetshëm dhe balanconi dietën tuaj ushqimore.Evitoni përdorimin e duhanit,alkolit apo substancave të tjera narkotike.


Kur është e nevojshme të kërkoni ndihmën e mjekut?


Nëse edhe pas këtyre hapave ju nuk jeni në gjendje të kontrolloni nivelin e stresit tuaj,duhet të konsultoheni me mjekun tuaj specialist për të përcaktuar shkaqet e mundshme të kësaj situate.Gjithashtu nëse keni dhimbje kraharori dhe dhimbja juaj shtohet gjatë aktivitetit fizik,ju duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj kardiolog.


0 comments
bottom of page