- Trupi dhe Shëndeti
Trendi i ri i zbardhimit të dhëmbëve,karboni i aktivizuar (activated charcoal).
Karboni i aktivizuar është një nga ingredientët shëndetësorë më trendi të momentit.Dikur i përdorur për trajtimin e helmimeve,problemet e stomakut,apo mbidozat e drogës sot e gjejmë si suplement në produktet kozmetike si dhe në lëngjet e frutave.
Kohë më parë karboni aktiv njihej si ingredineti magjik,pasi mendohej se luante një rol shumëtë rëndësishën në largimin e toksinave.Së fundmi edhe firma të njohura të shëndetit oral,kanë hedhur në treg pasta dhëmbësh me përbërës kerbonin aktiv,me qëllim zbardhjne e dhmëbëve dhe eleminimin e aromës së pakëndshme të gojës.
Por a është realisht ide e mirë përdorimi i pastës së dhëmbëve që përmban kerbon të aktivizuar ?A është e vërtetë që kerboni aktiv realisht ndikon në zbardhjen e dhëmbëve?
Edhe pse në SHBA janë bërë studime të shumta mbi efektin e kerbonit aktiv në fushën e toksikologjisë,studimet mbi efektin e tij në kavitetin oral nuk janë akoma mirë të studiuara.Kerboni i aktivizuar fillimisht mund të heqë disa njolla që mund të keni në dhëmbë, por përdorimi i zgjatur mund të shkaktojë dëmtime të rënda në smaltin dhe gingivat (pra mishërat e dhëmbëve).
Nëse shqetësimi juaj më i madh është të pasurit dhëmbë shumë të bardhë është më mirë të drejtoheni pranë mjekëve profesiontistë,ose të përdorni pasta dhëmbësh profesionale,pa u bërë pre e rrjeteve sociale dhe cdo reklame që shitet aty.Edhe në qoftëse jeni të bindur për vetitë e kerbonit aktiv,të paktën përdoreni atë vetëm një herë në javë, dhe zgjidhni marka të cilat janë të njohura.
Mos harroni që kemi të bejmë me një ingredient me veti të larta abrazive.Abrazivët shkaktojnë jo vetëm tërheqjen e mishrave të dhëmbëve por edhe gjakosjen e tyre,duke i berë ato mjaft të ndjeshëm ndaj ushqimeve që konsumoni. Nëse ju shfaqen këto simptoma,ju duhet të ndërprisni menjëhrë përdorimin e pastës me përmbajtje të kerbonit aktib dhe të konsultohuni me mjekun tuaj stomatolog.
