top of page
  • Trupi dhe Shëndeti

Presioni i lartë i gjakut tek fëmijët dhe adoleshentët obezë

Updated: Nov 30, 2022

Presioni i lartë i gjakut tek fëmijët dhe adoleshentët obezë


Tomas Seeman, MD, PhD

Profesor i Pediatrisë

Departamenti i Pediatrisë, Universiteti Charles në Pragë, Republika Çeke

Prevalenca e obezitetit po rritet në mbarë botën dhe aktualisht prek rreth 5-10% të fëmijëve dhe

adoleshentëve në vende të ndryshme.

Dihet mirë se rritja e peshës trupore rrit presionin e gjakut dhe për këtë arsye nuk është për t'u

habitur që fëmijët obezë dhe adoleshentët kanë një rrezik të shtuar për të patur presion të lartë

të gjakut (hipertension). Fëmijët obezë kanë rreth 5 herë më shumë rrezik për të pasur

hipertension, i cili shpesh quhet "hipertension i lidhur me obezitetin" nëse nuk gjendet ndonjë

arsye tjetër e dukshme për presionin e lartë të gjakut. Megjithatë, duhet thënë se shumica e

fëmijëve obezë nuk janë hipertensivë - "vetëm" 10-20% e tyre. Prandaj, duhet të ketë edhe

faktorë të tjerë që kontribuojnë në rritjen e presionit të gjakut përtej peshës trupore, si historia

pozitive familjare e hipertensionit ose pesha e ulët e lindjes.

Në fëmijët obezë, është shumë e rëndësishme të zgjidhet manshetën e duhur e krahut për matjen

e presionit të gjakut. Disa fëmijë, madje edhe në parapubertet, kërkojnë një manshetë për të

rritur! Për të zgjedhur manshetën e duhur, duhet të matim perimetrin e krahut dhe më pas

gjerësia e manshetës duhet të jetë përafërsisht 40% e perimetrit të krahut. Disa fëmijë kanë

nevojë për manshetë për krahët e të rriturve obezë!

Në rast se kemi dyshime për të ashtuquajturin “hipertension nga përparësja e bardhë” (d.m.th.

presion i lartë i gjakut vetëm në zyrën e mjekëve por jo jashtë zyrës) kryejmë një monitorim

ambulator të presionit të gjakut 24 orë me aparate speciale të matjes së presionit arterial.

Të gjithë fëmijët obezë që në zyrën e mjekut paraqiten me presion të lartë të gjakut në mënyrë

të përsëritur duhet të hetohen tërësisht për zbulimin e shkakut të hipertensionit dhe për dëmtime

të mundshme të organeve nga hipertensioni, si zemra (me ultratinguj) ose veshka (me analiza

gjaku për funksionin e veshkave dhe urine për proteinat). Është gjithashtu shumë e rëndësishme

të përjashtohet diabeti (me testin e glukozës në gjak) dhe rritja e lipideve të gjakut që janë

shpesh të pranishme tek fëmijët obezë.

Trajtimi parësor i hipertensionit të lidhur me obezitetin është reduktimi i peshës trupore. Kjo

mund të arrihet nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetës si rritja e aktivitetit fizik dhe marrja e

reduktuar e energjive (kalorive). Një infermiere që merret me dietën mund të jetë e dobishme

për të arritur këtë qëllim. E gjithë familja e një fëmije obez duhet të adoptojë ndryshimet e stilit

të jetesës në të ushqyerit dhe mënyrën e jetesës.

Nëse një fëmijë obez me hipertension është në gjendje të zvogëlojë peshën e tij trupore,

zakonisht presioni i gjakut ulet me 2 mmHg për 1 kilogram reduktim të peshës trupore.

Rrjedhimisht, në disa fëmijë me hipertension të lidhur me obezitetin, hipertensioni do të

zhduket pas ndryshimeve të suksesshme të stilit të jetesës.

Fatkeqësisht, shumica e fëmijëve obezë nuk janë në gjendje të zvogëlojnë peshën e tyre trupore

dhe për ata që ende vuajnë nga presioni i lartë i gjakut është e nevojshme një terapi

medikamentoze për uljen e presionit të gjakut. Medikamentet antihipertensive metabolike neutrale si frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACEIs), bllokuesit e receptorëve

të angiotenzinës (ARB) ose kalcibllokuesit janë medikamente të linjës së së parë të zgjedhjes

për fëmijët me hipertension të lidhur me obezitetin.

Për ata fëmijë obezë që pavarësisht nga terapia jonë konservative përparojnë drejt obezitetit morbid me hipertension të lidhur me obezitetin, kirurgjia bariatrike (ulja e kapacitetit të stomakut) mund të jetë një mundësi trajtimi.


0 comments
bottom of page