- Trupi dhe Shëndeti
Ushqimet magjike ,quinoa dhe farat chia.
Për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit jemi të gjithë të ndjeshëm duke qenë se ushqimi është një pjesë thelbësore e jetës së secilit.Zakoni i të ushqyerit shëndetshëm,duhet të formohet herët që në fëmijëri. Konsumimi i një diete të shëndetshmë është mjaft i rëndësishëm për të siguruar edhe energjitë e nevojshme për kryerjen e aktiviteteve si mendore ashtu edhe fizike.Të ushqyerit shëndetshëm është një ndër faktorët kryesorë për një rritje normale.Më poshtë do flasim për disa ushqime të cilat janë shumë të shëndetshme dhe të domosdoshme për dietën ushqimore të secilit nga ne.
Super Quinoa
Quiona është një bimë që kultivohet në Amerikën Jugore. Nuk përmban gluten prandaj edhe tretet më lehtë se gruri,misri apo thekra duke bërë që konsumi i tij në botë të rritet. Kokrrat e quinoas janë shumë të pasura me fibra dietike dhe janë burim i pasur i vitaminës A dhe B si dhe acideve yndyrore esenciale si acidi linoleik dhe ai alfa-linoleik.Duke qënë një antioksidant i fuqishëm ,quinoa mbron organizmin tonë nga disa lloje infeksionesh.
100gr quiona ofrojnë 368 kalori,duke e bërë quinoan një burim të shkëlqyer energjie.Farat e quinioas përmbajnë rreth 14-18 gr proteina për 100 gr.Gjithashtu quinoa është burim i shkëlqyer i mineraleve si hekuri,kaliumi,kalciumi,mangani dhe magneziumi.Hekuri është një element mjaft i rëndësishëm i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te tejra të rëndësishme. Magneziumi ndikon në sistemin nervor,duke ndihmuar në luftën kundër ankthit.Edhe elementet e tjera që përmban quionoa luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë.

Farat chia edhe pse të degjuara vonë në vendin tonë,botërisht njihen që në kohën e Aztekëve. Sipas gjuhës antike të këtyre fiseve ,“chia” do të thotë fuqi.Ata i përdornin farat chia si ushqimin e tyre bazë të ritualeve fetare por edhe për qëllime të ndryshme mjekësore.
Këto fara janë cilësuar nga ekspertë dhe nutricionistë të shumtë si një nga ushqimet më të shëndetshme në planet. Janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe i japin trupit dhe trurit tuaj përfitime të jashtëzakonshme.
Fara chia përmban acide yndyrore omega-6, antioksidantë (vetëm një gram fara chia është katër herë më e pasur me antioksidantë se boronicat e freskëta) dhe proteina të cilat janë thelbësore për shëndetin e lëkurës. Studimet kanë treguar se konsumimi i farave chia gjithashtu ndikon në shëndetin e flokëve dhe thonjve në përputhje me faktin se chia është një burim i madh i proteinave.
Konsumimi i farave chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin, dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.
Një lugë e madhe me fara chia në ditë është e rekomanduar, por jo më shumë se kaq, sepse chia përmban shumë fibra, të cilat mund t’i mbingarkojnë të gjithë ata që kanë kanë probleme me sistemin tretës.
Fara chia ka shije shumë të butë dhe të këndshme, ndërsa mënyra më e thjeshtë është që farat t’i përzieni me ndonjë smoothie, apo t’i vendosni në ndonjë sallatë vitaminoze dhe të lehtë, por mund t’i hani edhe të pastra. Duhet t’i zhytni për 15 minuta në ujë, derisa të rriten në madhësinë që është 10 herë më e madhe se madhësia e tyre e zakonshme. Ashtu si me qullin e tërshërës, sa më e madhe të jetë fara, aq më herët barku juaj do t’i lirojë hormonet të cilat do t’ju “informojnë” që jeni të ngopur.