- Trupi dhe Shëndeti
Zakone të këqija të të ushqyerit në punë? Kthehuni në rrugën e duhur me 5 hapa të thjeshtë

A mund të ndihmojë ndryshimi i ambientit të punës dhe zakoneve në zhvillimin e një jetë më të shëndetshme? Studimet e ndryshme e konfirmojnë këtë fakt.
A nuk ndiheni ndonjëherë sikur ambienti juaj i punës po komploton kundër qëllimeve tuaja për të ngrënë shëndetshëm? Keni të drejtë, me shumë gjasa kjo gjë po ndodh. Dhe ju nuk jeni i vetëm.
Diku midis petullave të mëngjesit dhe çokollatave të pasdites vonë, punonjësit amerikanë e kanë humbur rrugën e të ushqyerit shëndetshëm.
Imagjinojeni pak këtë skenar: të rriturit shpenzojnë një mesatare prej 8.8 orësh në ditë në punë dhe 66% e këtyre punonjësve janë mbipeshë ose obezë.
Lajmi i mirë është se studime të ndryshme kanë konfirmuar se mjaftojnë disa ndryshime të thjeshta në ambientin tuaj të punës dhe rutinën tuaj ditore për të përmirësuar cilësinë e dietës tuaj dhe për t'ju ndihmuar të ruani një stil të shëndetshëm jetese.
Jeni gati? Më poshtë janë 5 hapa të cilat mund të filloni t’i ndiqni menjëherë:
1. Eleminoni kutinë e çokollatave; filloni të konsumoni fruta – Ky fakt është shumë i vërtetë. Thjesht duke eleminuar kutinë e çokollatave nga tryeza e punës, është ulur në mënyrë të konsiderueshme konsumimi i ëmbëlsirave. Madje, një pjatë me fruta e vendosur në mënyrë të dukshme inkurajon ushqyerje të shëndetshme.
2. Kujdes nga makineritë e shitjes – studimet kanë konfirmuar atë çka shumë prej nesh e kanë ditur në mënyrë instiktive: Këto makineri shpërndajnë kryesisht ushqime që përmbajnë nivele të larta të sheqerit, kripës dhe që përmbajnë shumë kalori. Kështu që kur uria e pasdites troket, shmangni rrugën për nga makineritë e shitjes.
3. Ecni me plan; merrni ushqime të shëndetshme nga shtëpia – Merrni në kontroll ushqyerjen tuaj duke marrë ushqime të shëndetshme nga shtëpia. Mbani në sirtar fruta të thata dhe çokollata me tërshërë. Për ushqime të ftohta mund të konsumoni kos, fruta, perime si dhe sasi të vogla djathi.
4. Mos hani vetëm në tryezën e punës – Ngrënia vetëm në tryezën e punës është kthyer në zakon për punonjësin amerikan: 62% e pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën se e konsumojnë rregullisht drekën në tryezën e punës. Studimet kanë treguar se ngrënia me kolegët mund të rrisë si bashkëpunimin në zyrë ashtu edhe performancën e përgjithshme në punë. Doni një alternativë tjetër? Dilni për një shëtitje. Do t’ju mbetet më pak kohë për të konsumuar një vakt të madh, do të ndiheni më entuziast dhe më i relaksuar.
5. Mos harroni të hidratoheni – Edhe dehitratimi i lehtë mund të ndikojë negativisht në memorien tuaj, rrit ankthin dhe lodhjen duke i hapur rrugë performancës së dobët në punë dhe kequshqyerjes. Mbani gjithmonë një shishe ujë me vete për ta pirë gjatë orarit të punës. Konsumimi i ujit në vend të pijeve freskuese me sheqer ju kursen rreth 240 kalori.
Është tepër e lehtë të ecësh me rrjedhën e pashëndetshme që të ofron ambienti i punës. Por rritja e vëmendjes se çfarë dhe ku po hani mund të ndihmojë vërtet për të bërë ndryshim.