- Trupi dhe Shëndeti
Zakonet që ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj
Updated: Jan 21, 2019
Përdorimi i celularëve para gjumit
Drita blu e cila transmetohet nga kompjuteri ose celulari juaj mund të sjellë çrregullime të gjumit.Disa studime kanë treguar që emetimet që aparatët elektronikë përçojnë, mund të jenë shkaktarë të disa sëmundjeve siç janë kanceri i gjoksit dhe prostatës,diabeti,obeziteti dhe sëmundjet kardiake.Para gjumi, mundohuni të qëtësoheni dhe nëse keni nevojë të lexoni dicka, atëherë lexoni një libër dhe mbani dhomën tuaj të errët për një gjumë sa më të shëndetshëm.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Shumica e njerëzve harxhojnë shumë kohë ulur.Punët me orare të zgjatura dhe sidomos para kompjuterit mund të ndikojnë në ngadalësimin e metabolizmit tuaj,gjë që nënkupton shtimin në peshë. Ky zakon mund të shkaktojë edhe probleme të tjera kardiake,për shkak të pasivitetit të tepruar.Është shumë e rëndësishme që herë pas herë të bëhën levizje edhe nëse zyrat tuaja janë shumë të vogla.
Konsumimi i madh i alkolit
Meshkujt që konsumojnë më shumë se 14 litra alkol në javë dhe femrat qe konsumojnë më shumë se 7, kanë më shumë predispozita për të shfaqur probleme me veshkat,mëlçinë,sistemin tretës si dhe zemrën.Është shumë e domosdoshme pirja e alkolit në mënyrë të moderuar për të evituar pasojat që ky zakon sjell në organizëm.
Mospërdorimi i fillit dentar
Edhe nëse ju i lani rregullisht dhëmbët mendoni që kjo është e mjaftueshme? Përdorimi i fillit dentar shumë e rëndësishme për një eradikim sa më tëmirë të pllakës dentare edhe ne pjesët ku furca nuk arrin.Krijimi i pllakës dentare lidhet ngushtë me sëmundjet gingivale të cilat në faza më të avancuara mund të shkaktojnë edhe humbjen e dhëmbit.
Konsumimi i madh i ushqimit
Nësë konsumoni sasi të mëdha ushqimi ,edhe pse ai mund të jetë i shëndetshmë,ju keni më shumë predispozita për të fituar kilo.Tashmë dihet që obeziteti është një nga sfidat globale të shëndetësisë i cili sjell probleme të shumta siç janë diabeti dhe probleme të tjera kardiake.Është shumë e rëndësishme të kontrolloni porcionet e ushqimit tuaj dhe sidomos të mos konsumoni ushqime në orët e vona të natës.
Kafshimi i thonjve
Kafshimi i thonjve është një fenomen që haset në shumë individë i cili jo vetëm shkakton probleme me dhëmbët por edhe me lëkurën e zonës përreth thonjve.Përveç kësaj,këta individë janë më të predispozuar të krijojnë infeksione si pasojë e transferimit të mikrobeve në kavitetin oral.Nëse stresi është faktori që shkakton kafshimin e thonjve rekomandohet shtimi i aktivitetit fizik ose ecja në natyrë.
📷
Përdorimi i kufjeve
Decibeli është njësia e matjes së volumit të zërit.Një bisedë normale arrin një frekuencë rreth 60 decibel.Është shumë e rëndësishme që gjatë përdorimit të kufjeve niveli maksimal i zërit të jetë nën 75 (kjo frekuncë është pothuajsë e njëjtë me atë të fshesës elektrike).Mos përdorni kufjet me orare të zgjatur pasi me kalimin edhe të moshës mundësia për humbjen e dëgjimit për shkak të ekspozimit ndaj zhurmave rritet.Humbja e dëgjimit në personat e rritur është e lidhur edhe me humbje e qelizave nervore.
Të kalosh shumë kohë vetëm Nuk ka rëndësi frekuenca me të cilën ne takojmë persona të caktuar ,por sa të lidhur ndihemi me këta persona.Studimet kanë treguar që personat introvert janë më të prirur të preken nga depresioni,sëmundja e Alzaimerit dhe inflamacioni.Nëse ndiheni të vetmuar ,aktiviteti fizik ,përfshirja në aktivititete të ndryshme sociale dhe kulturore mund t’iu vijë në ndihmë.
Pirja e duhanit
Pirja e duhanit ndikon negativisht në cdo organ të trupit duke shkaktuar probleme kardiake,shfaqjen e diabetit,bronkitit,emfizemës,llojeve të ndryshme të kancerit dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.Përdorimi i cigares rrit gjithashtu riksun ndaj tuberkulozit,problemeve me sytë,artritit reumatoid dhe probleme të tjera të lidhura me sistemin imunitar.Edhe personat që rrinë afër duhanpirësve janë gjithashtu shumë të rrezikur të krijojnë komplikacione si astma,të preken nga sëmundjet kardiake apo edhe kanceri i mushkërisë.
Përdorimi i solariumit
Solariumi nuk është asnjëherë një ide e mire.Personat që kanë ngjyrë më të çelët të lëkurës kanë predispozitë të preken më shumë nga kanceri i lëkurës nëse janë frekuentues të rregullt të qendrave të solariumit.Edhe pse mund të jeni të apasionuar pas ngjyrës bronz të lëkurës,mos harroni që shëndeti qëndron mbi të gjitha.
