- Trupi dhe Shëndeti
Zbulohen gjashtë fantazitë seksuale më të përhapura … A bën pjesë fantazia jote në këtë listë?
Dr. Justim Lehmiller intervistoi rreth 4175 njerëz për të hartuar një studim gjithëpërfshirës rreth dëshirave seksuale.
Falë një studimi të ri novator që ngre siparin rreth dëshirave të fshehta seksuale, tashmë kemi një listë me fantazitë erotike më të përhapura mes njerëzve.
Dr. Justin Lehmiller nga Universiteti Ball State, i shtetit të Indianas në Amerikë, intervistoi rreth 4175 njerëz për të përpiluar një studim gjithëpërfshirës mbi fantazitë seksuale të amerikanëve.
Studimi i tij, i quajtur “Më thuaj çfarë dëshiron” zbuloi se 96% e pjesëmarrësve pranuan se kishin një fantazi seksuale, megjithëse shumë pak prej tyre ja kishin shprehur atë partnerëve të tyre.
“Ndjesia e të gjykuarit si jo normal apo i pazakontë është një nga arsyet kryesore që i pengon njerëzit të flasin për këto fantazi dhe krijon ankth i cili sjell probleme në jetën tonë seksuale. Unë dua t’i ndihmoj njerëzit që t’i zhvillojnë këto biseda mes tyre.”
Më poshtë ju listojmë dëshirat seksuale më të fantazuara të cilat njerëzit duan t’i provojnë fshehurazi në dhomën e tyre të gjumit apo ambiente të tjera…
Seks me disa partnerë
9 nga 10 persona dëshirojnë të provojnë një treshe – dhe shumë prej tyre duan që ta provojnë këtë me partnerin e tyre.
89% e njerëzve të intervistuar u shprehën se një nga fantazitë e tyre më të shpeshta ishte të provonin një treshe.
Nga të intervistuarit që ishin në një raport çift, shumë u shprehën se treshja e tyre ideale do të përfshinte partnerin ose partneren e tyre, çka sugjeroi që dëshira për seks në grup nuk do të thoshte patjetër zëvendësimin e partnerit me dikë tjetër.
Treshja ideale për meshkujt heteroseksualë ishte me dy femra. Ndërkohë, për femrat heteroseksuale, gjinia e dy partnerëve të tjerë nuk kishte rëndësi.
Seksi i fortë dhe i egër
Shumë njerëz do dëshironin të provonin gjëra më eksituese dhe të eksploronin praktikat seksuale dominuese të njohura me termin BDSM. Praktikat konsensuale të BDSM përfshijnë: lidhjen e syve, këmbëve dhe duarve të partnerit, disiplinën, dominimin dhe nënshtrimin ndaj partnerit si dhe sadizmin (të ndjesh kënaqësi seksuale nga dhimbja që i shkakton të tjerëve apo t’i bësh të tjerët të vuajnë ose t’i poshtërosh) dhe mazokizmin (të ndjesh kënaqësi seksuale nga dhimbja që të shkaktojnë apo kur të poshtërojnë).
Dr. Lehmiller tha se shumica e njerëzve u shprehën se kishin fantazuar për të paktën një nga praktikat e BDSM.
Dhe kur flitej për pjesëmarrëset femra, ai konstatoi disa fantazi “pak më të shpeshta” për sadizëm ose shkaktim dhimbjeje ndaj të tjerëve.
Kur ai pyeti rreth natyrës së këtyre dëshirave, ato vinin në formën e shuplakave, kafshimeve apo derdhjes në trup të dyllit të nxehtë.
Megjithatë, në përgjithësi studimi nxori në dukje që shumica e njerëzve (65%) preferonin t’ua shkaktonte partneri i tyre dhimbjen sesa t’ia shkaktonin ato të tjerëve (60%), çka sugjeronte se heqja dorë nga kontrolli ishte një formë eksitimi.
Aventurë dhe varietet
Seksi në ambiente publike ishte një eksitim i madh për shumë njerëz.
Një shprehje e vjetër thotë që varieteti është piperi i jetës dhe ky studim e ka mbështetur plotësisht këtë fakt.
Dr. Lehmiller zbuloi se shumë njerëz janë të tërhequr nga faktorë që e shkundin pak rutinën e tyre seksuale, qoftë kjo një vendndodhje, një pozicion apo një partner.
Pozicioni “doggy style” ose i qenit, ishte pozicioni më i fantazuar nga ana e meshkujve, ndërkohë që të dy sekset, si femra ashtu edhe mashkulli fantazonin që partneri i tyre të qëndronte sipër gjatë aktit seksual.
Atmosfera e ambientit ishte më e rëndësishme për femrat, por një ambient publik përbënte një eksitim të madh për shumë nga njerëzit.
Këtu përfshiheshin ambiente si zyra, ashensori ose parku dhe me sa duket eksitimi vinte nga ndjesia e aventurës apo frika e zbulimit.
Shkëmbimi i partnerit
Seksi me njerëz të rinj, me aprovimin e partnerit, ishte një fantazi popullore.
Studimi zbuloi se njerëzit që ishin në një raport çift fantazonin për marrëdhënie seksuale jo monogame – por kryesisht nëse kjo aprovohej nga partneri i tyre.
Më pak se 1% fantazonin për tradhëti, por një numër shumë më i lartë eksitohej nga ideja e shkëmbimit me konsensus të parnerit.
Dr. Lehmiller zbuloi se 79% e meshkujve kishin fantazuar për një raport të hapur, ndërsa kjo shifër zbriste në 62% për femrat.
Dhe 58% e njerëzve ishin shprehur se i eksitonte ideja që të shikonin partnerin e tyre duke bërë seks me njerëz të tjerë, megjithëse kjo fantazi ishte më tërheqëse për meshkujt.
Emocionet
Ndërsa ky studim zbuloi shumë fantazi të pista, të bërit dashuri ishte prioritet.
Jo çdo fantazi seksuale përfshinte praktika të pazakonta si psh.dominimi apo fantazitë për të pasur partnerë të shumtë.
Shumica e meshkujve dhe femrave (70%) u shprehën se rrallë herë apo kurrë nuk kishin patur fantazi për seks ku nuk përfshihen ndjenjat, por kishin dashur gjithmonë të ndiheshin të dëshiruar, të vlerësuar apo të dashuruar.
Ndjesia e të qenit të aftë seksualisht dhe të parezistueshëm për partnerin ishte shumë tërheqëse për të dyja sekset.
9 nga 10 njerëzit u shprehën se kishin fantazuar për partnerin e tyre aktual dhe më shumë se gjysma (51%) e bënin këtë rregullisht.
Fleksibiliteti gjinor
Shumë njerëz heteroseksualë në mënyrë të fshehtë kishin dëshiruar të bënin seks me partner të të njëjtit seks.
Edhe pse e identifikonin veten si heteroseksualë, shumë prej njerëzve kishin patur mendime të fshehta erotike për marrëdhënie seksuale me partnerë të të njëjtit seks.
Në fakt, 59% e femrave të identifikuara si heteroseksuale u shprehën se kishin patur fantazi për të bërë seks me femra të tjera.
Kjo shifër kishte zbritur në 26% tek meshkujt e identifikuar si heteroseksualë.
Dhe fleksibiliteti gjinor nuk kufizohej vetëm tek njerëzit e tjerë të përfshirë. Shumë nga meshkujt kishin fantazi të trajtoheshin apo visheshin si femra nga një partnere femër dominuese.
Në mënyrë interesante, asnjë femër në këtë studim nuk u shpreh se kishte patur fantazi për t’u veshur apo trajtuar si mashkull.
Rreth 1 në 4 meshkuj kishin fantazuar seks me një transvestit (mashkull të veshur si femër), ndërkohë që 1 në 3 meshkuj kishin fantazuar seks me një transeksual.
