top of page

Rreth Nesh

59 VITE Emision…!

Transmetimet e para të “Trupi dhe Shëndeti” kanë filluar në vitin 1962 ndërsa që nga 1969-a kanë vazhduar rregullisht, nga një javë në tjetrën, pa asnjë ndërprerje të vetme!

Mjekësia moderne gjithmonë e më shumë thekson rëndësinë e madhe që ka parandalimi i sëmundjeve në krahasim me trajtimin në faza të përparuara të tyre. Të parandalosh do të thotë të shmangësh, do të thotë të mos sëmuresh ose së paku patologjitë të diagnostikohen në kohën e duhur që trajtimi i tyre të jetë i efektshëm dhe pa pasoja për të sëmurin.

Kemi të drejtë të krenohemi që këtë ide e kemi përqafuar që në gjenezë të emisionit. Gjysmë shekulli që japim pareshtur këshilla për të sëmurët, por edhe informojmë, sensibilizojmë, edukojmë dhe orientojmë teleshikuesit për një stil jetese korrekt dhe të shëndetshëm.

Gjithmonë në plan të parë publiku! Jemi përpjekur të zgjedhim gjuhën e përshtatshme për të përcjellë këshillat tona sa më thjeshtë e kuptueshëm për të gjithë.

Këtë traditë duam të vazhdojmë edhe me faqen tonë Online. Dhe meqë të rinjtë më së shumti lundrojnë në Oqeanin e pafund të Internetit, faqja është përshtatur në atë mënyrë që të përcjellë informacione sa më të freskëta dhe interesante për ta.

Jeni të mirëpritur të dërgoni komentet tuaja rreth artikujve të publikuar! Po ashtu mund të komunikoni drejtpërdrejtë me mjekët tanë bashkëpunëtorë e t’i pyesni për çdo shqetësim shëndetësor që keni… 

 

Krijues dhe drejtues i faqes: Dr.Ilir Topi

Kryeredaktore: Dr.Orjada Gashi

Gazetare: Roxhensa Meci

bottom of page